FRED PA-1

Të dy versionet, gjysmë automatike dhe plotësisht automatike, janë të disponueshme si defibrilatorë të lidhur: FRED PA-1 Online, me LifeDataNet G2. Kontrolloni statusin e pajisjes ose materialeve harxhuese (bateri, elektroda) në kompjuter, tablet ose smartphone dhe njoftohuni në rast të një anomalie. FRED PA-1 Online ofron sigurinë më të lartë të mundshme që te gjithe defibrilatorët të funksionojne siç duhet.

FRED PA-1
AED per të gjithë me prioritet thjështësinë e bën zgjedhjen ideale për akses dhe në zona publike.
Thjesht duke hapur kapakun, pajisja do të ndizet dhe do të udhëzojë personin që do të jap ndihmën e parë për të rikthyer rrahjet e zemrës tek pacienti.

Description

Vecoritë:
– Lehtësi në përdorim: ndërfaqe me 1-2-3 hapa
– Elektroda të paralidhura për aplikim më të shpejtë në gjoksin e pacientit
– Vetë-testet automatike për zbulimin e skadimit të elektrodës dhe kapacitetit të baterisë – FRED PA-1 Online dërgon një sinjalizim përmes postës elektronike, – FRED PA-1 si dhe versioni Online tregojnë statusin e tyre nëpërmjet LED në pajisje
– Tregjuhësh
– Asistent i ngjeshjes së gjoksit me metronom dhe FreeCPR (përgjigje për frekuencën)
– LifeDataNet G2: Thjeshtimi i menaxhimit të AED në internet falë një pulti për të kontrolluar në distancë statusin e pajisjes ose materialeve harxhuese

Përse ju duhet me patjetër një FRED PA-1
Çdo vit, më shumë se 7 milionë njerëz bien viktima të një arresti të papritur kardiak, në mbarë botën. Një arrest i papritur kardiak mund të godasë këdo, kudo dhe në çdo kohë. Defibrilimi jep energji elektrike në zemër, duke rivendosur një ritëm të duhur të zemrës. Një defibrilator në kombinim me ngjeshjet e gjoksit të kryera mirë është terapia e vetme që mund të shpëtojë jetën e një pacienti. Gjatë një arresti kardiak, probabiliteti i mbijetesës zvogëlohet me rreth 10% çdo minutë. Nëse viktima është pa ndjenja dhe nuk merr frymë normalisht, kompresimet në gjoks dhe frymëmarrjet e shpëtimit (CPR) duhet të kryhen menjëherë. CPR dyfishon shkallën e mbijetesës dhe përdorimin e hershëm i një defibrilatori të jashtëm të automatizuar (AED) mund të çojë në shkallë të mbijetesës deri në 75% në rast arrestesh kardiake. Në raste urgjente, procedurat që normalisht do të ishin të lehta për t’u ndjekur mund të jenë konfuze. Prandaj, Grupi SCHILLER fokusohet në zhvillimin e pajisjeve të lehta për t’u përdorur, duke mundësuar veprim të shpejtë gjatë një emergjence. FRED PA-1 mund të përdoret kurdoherë kur nevojitet dhe është përshtatur të përdoret për të gjithë llojet e pacientëve.

Garancia e FRED PA-1 shkon deri në 10 vite.

FRED PA-1 jep komente në kohë reale CPR
Për të mbajtur një furnizim të mirë të organeve me oksigjen, ngjeshjet e kraharorit duhet të bëhen në mënyrë korrekte për të rivendosur qarkullimin e duhur të gjakut. FRED PA-1 ju ndihmon të arrini efikasitetin më të lartë në ngjeshjet e gjoksit duke:

– treguar pozicionimin e duhur të duart
– vendosur një ritëm të rregullt (metronome)
– ofruar i reagime në kohë reale mbi frekuencën e ngjeshjes së gjoksit pa një sensor shtesë (FreeCPR®)

FRED PA-1 ONLINE dhe LifeDataNet® G2
zgjidhja për menaxhimin e AED
Pyetjet tuaja do marin pergjigje të menjehereshme dhe të detajuar.
A është pajisja funksionale?
A janë elektrodat ende të vlefshme?
Cili është statusi i baterisë?

Sistemi FRED PA-1 Online dhe LifeData-Net G2 do t’ju lejojë të menaxhoni gjithcka nga desktopi, tableti ose smartphoni.
Përditësimet e softuerit mund të planifikohen dhe kryhen në distancë, nga kudo. I lidhur nëpërmjet rrjetit celular, FRED PA-1 Online garanton instalim të shpejtë dhe të lehtë: pozicionojeni defibrilatorin aty ku është i nevojshëm.LifeDataNet G2 është një zgjidhje e fuqishme menaxhimi: vizualizoni lehtësisht AED-të tuaja në një hartë interaktive, kontrolloni nëse të gjitha pajisjet janë në gjendje pune ose nëse kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Lidhja e rrjetit celular të FRED PA-1 Online mundëson transmetimin e sigurt të të dhënave të ndërhyrjes në serverin LifeDataNet G2.Të dhënat e ndërhyrjes ruhen në format PDF direkt në LifeDataNet G2,për shqyrtim nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Life DataNet G2 është një zgjidhje e fuqishme që përputhet me standardet më të larta të sigurisë e aprovuar me standartin ISO 27001.

KURSIM I KOHËS DHE PARAVE
FRED PA-1 Online me LifeData-Net G2 revolucionon menaxhimin e AED:
– Gjeni vendodhjen e secilës nga pajisjet tuaja
– Vizualizoni statusin e AED në një hartë
– Kontrolloni gjendjen e materialeve harxhuese(bateri, elektroda)
– Njoftohuni në rast të një anomalie psh: skadoi koha e lidhjes, elektrodat po skadojnë, … – dhe kur një pajisje është në përdorim
– Përditësoni pajisjen tuaj nga distanca dhe pa mundim, pa asnjë ndërhyrje teknike ose zëvendësim të pajisjes

Brand

Schiller

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “FRED PA-1”

Your email address will not be published. Required fields are marked *