FDR SMART X
Fujifilm është krenar të prezantojë FDR SMART X, sistemin më të ri kosto-efektiv dhe me cilësi të lartë.
Një sistem i cili mund të instalohet me lehtësi në hapësira të limituara, si dhe është i thjeshtë në përdorim. Ky sistem user-friendly do të bëjë më të lehtë dhe më efikase rrjedhën tuaj të punës.
FDR Smart përfshin të gjitha funksionet esenciale që nevojiten për një dhomë X-ray.
Description
Ky sistem ekonomik dhe elegant, mund të konfigurohet në 3 mënyra, sipas nevojave tuaja:
- tërësisht dixhital
- sistem i kompjuterizuar
- sistem analog.
Për rastin e konfigurimit plotësisht dixhital, paisja mund të përdoret me panelet dixhitale Fujifilm, si psh FDR D-EVO II.
Në rastin e konfigurimit si sistem radiografie të kompjuterizuar (CR – Computed Radiography), FDR SMART F kombinohet me FCR Prima T2 ose Capsula XLII.
Fleksibiliteti i një zgjedhjeje të tillë, ju vjen në ndihmë sipas buxhetit dhe nevojave të spitalit apo klinikës suaj.
FDR SMART X instalohet në një dhomë X-ray me përmasa prej vetëm 4.5m x 3m si dhe mund të porositet në 3 tipe të ndryshëm gjeneratorësh, kjo në bazë të burimit ekzistues të ushqimit me energji elektrike të ndërtesës dhe bazuar në stabilitetin e furnizimit me energji të asaj zone specifike.
Tipet e gjeneratorëve me të cilat mund të konfigurohet sistemi FDR SMART janë:
1. Gjenerator me kapacitorë: I përsosur për departamentet X-ray me përmasë të mesme. Nuk ka nevojë për modifikim të burimit të ushqimit, 40kW fazë teke, fuqia input 3kW .
2. Gjenerator me UPS: Mban me energji deri në 5 orë (afërsisht 500 ekzaminime). Zgjidhje ideale për zonat me probleme për furnizimin me energji elektrike. 40kW Fazë teke, fuqia input 1 kW.
3. Gjenerator me linjë direkte: Gjeneratoret tanë mund të përshtaten edhe për spitalet e mëdha me ngarkese pune më të madhe. 40kW/52kW/68kW/82kW, tre fazorësh.
FDR SMART ofron edhe opsionet e GRID-it të lëvizshëm, shtratit të lëvizshëm horizontalisht dhe vertikalisht (opsional) me sensor detektues për pozicionin qëndror. Stativi vertikal (wallstand), ofrohet me opsionin e përkuljes për përdorime të vecanta.
Ashtu sic e përmendëm mësipër, në rastin e konfigurimit si sitem plotësisht dixhital, paisja mund të përdoret me panelet dixhitale Fujifilm, si psh FDR D-EVO II. FDR D-EVO II, një panel i ri i cili mundëson ekzaminime më preçize, duke e reduktuar ndjeshëm dozën ndaj pacientit.
Lloji i ri i CsI: Duke kombinuar një strukturë adesive çiftuese me metodën ISS, ofron një përmirësim të dukshëm të cilësisë së imazhit në krahasim me CsI-të konvencionale, si dhe ofron një mënyrë për të reduktuar ekspozimin e pacientit ndaj rrezeve-X.
Detektori i ri me panel të sheshtë nga Fujifilm, mbështetet ne karakteristikat e larta absorbuese të rrezeve X nga CsI si dhe në dhe aftësinë e kristaleve për të prodhuar imazh me preçision të lartë. Për më tepër, aplikimi i teknologjisë së patentuar ISS ka mundësuar përmirësime më të mëdha të imazhit, duke ulur dozën, në krahasim me detektorët e tjerë CsI.
Teknologjia ISS pozicionon sensorin TFT përpara shtresës shintiluese, ndryshe nga pozicioni tradicional i tij mbrapa. Kjo teknologji mundëson një imazh me rezolucion më të lartë dhe redukton dozën.
Disa informacione shtesë në lidhje me specifikat e sistemit i gjeni dhe në broshurat shoqëruese.
Reviews
There are no reviews yet.