FDR NANO
FUJIFILM, lider në ofrimin e produkteve imazherike diagnostikuese si dhe shërbimeve të informatikës mjekësore, prezanton FDR NANO, një sistem i plotë radiologjie digjitale i lëvizshëm, që kombinon karakteristikat e avancuara të reduktimit të dozës me anë të detektorëve shumë të ndjeshëm në një mini-karrocë super të lehtë.
Description
FDR NANO është një sistem i plotë digjital i lëvizshëm, i cili kombinon të gjithë elementet e nevojshëm për makzimizimin e manovrueshmërisë, gjenerimin e imazheve me rezolucion të lartë si dhe përdorimin e dozave të ulëta për pacientët në situata të ndryshme. Sistemi ofron kapacitetet e përftimit të imazheve me dozë të ulët nëpërmjet FDR D-EVO II, ISS si dhe qarku me reduktim të zhurmës, të kombinuar me softwarin Virtual Grid për përpunimin e imazhit i cili lejon përftimin e imazheve pa një grid fizik – duke reduktuar dozën deri në 50%.
FDR NANO është i pajisur me një mini gjenerator të prodhuar ekskluzivisht nga Fujifilm, një kokë kompakte tubi të inkorporuar në një mini karrocë të lëvizëshme super të lehtë dhe të durueshme. Karakteristikat shtesë përfshijnë një touchscreen të integruar dhe nje panel kontrolli x-ray që artikulohet dhe rrotullohet për të lehtësuar shikimin nga cdo kënd, i cili mund të punojë për 12 orë ne bateritë e tij të litiumit ose mund të mbahet i lidhur në një prizë të zakonshme. Gjithashtu FDR Nano ka një veshje që mbron ndaj baktereve dhe pastrohet lehtësisht.
Me një peshë prej vetëm 90kg, lëvizshmëria e saj nuk krahasohet me asnje paisje tjetër mobile X-ray.
E kombinuar me panelet D-EVO II (me teknologjinë Virtual Grid), FDR Nano arrin të përftojë imazhe fantastike me dozë shumë të ulët, pa patur nevojë për gjenerator të fuqishëm.
FDR Nano ka të integruar një panel me softwarin Console Advance dhe një kontroller X-ray brenda të njëjtës njësi. Monitori mund të rrotullohet duke mundësuar optimizimin e këndit sipas rastit.
Me përdorimin e baterive prej lithiumi, një karikim i vetëm prej 4 orësh ofron afërsisht 12 orë pune (rreth 240 ekspozime).
Reviews
There are no reviews yet.