ELUXEO 7000

Ky sistem perbehet nga procesori VP-7000 dhe burimi i drites BL-7000.

Teknologjia inovative e Fujifilm e quajtur “4-LED Multi Light™” mundeson avancimin e standarteve te procedurave endoskopike.
Ky model vjen i pajisur me opsionet LCI (Linked Colour Imaging) dhe BLI (Blue Light Imaging), qe jane kthyer ne nje trend dhe domosdoshmeri mes specialisteve te kesaj fushe.

Description

Duke shfrytezuar eksperiencen e gjate ne imazherine mjekesore, Fujifilm ka zhvilluar teknologjine 4-LED Multi Light, duke plotesuar nevojat globale per permiresime ne ekzaminimet endoskopike. Gjithashtu Fujifilm nepermjet ketij sistemi ofron standartet me te larta ne ndricim dhe kontrast me 2 metoda inovative observimi: BLI dhe LCI.

Edhe endoskopet qe perdoren me kete sistem, te quajtur ELUXEO™ 700 series, jane dizenjuar ne menyre te vecante per te shfrytezuar sistemin e ri te ndricimit si dhe funksionet Multi Zoom dhe Freeze, duke mundesuar rezoluacion te larte dhe detje te diferencuara per diagnostikim dhe vleresim para-terapeutik.

Teknologjia BLI (BLUE LIGHT IMAGING)
Perftimi i imazheve me kontrast me intensitet te larte nepermjet BLI mundeson ekzaminim superior te detajeve siperfaqesore vaskulare dhe mukotike. Duke u bazuar ne karakteristiken e perthithjes se valeve te shkurtra nga hemoglobina (ne 410 nm), kjo e kombinuar me ngjyra specifike te spektrit te drites se bardhe ne imazhe te permiresuara ne kontrast.

Teknologjia LCI (LINKED COLOR IMAGING)
Krahasuar me imazhet me drite te bardhe, LCI intensifikon diferencat ne spektrin e ngjyres se kuqe nepermjet perpunimeve te avancuara te imazhit. Kontrasti i intensifikuar ne ngjyren e kuqe sjell permiresim ne detektimin e inflamacioneve dhe strukturave.

Konektori tek mundeson montim me lehtesi. Seria 700 e endoskopeve jane te paret qe inkorporojne ushqimin me energji wireless (wireless power supply) qe mundeson transmetimin e te dhenave me shpejtesi te larte. Dizajni i ri thjeshton procesin e pastrimit si dhe redukton potencialin per demtime aksidentale.

Qarku unik CMOS i inkorporuar ne majen e endoskopeve realizon transmetimin e sinjalit ne procesor me rezolucion te larte.

Ky sistem eshte kompatibel me serite 700, 600 dhe 500 te endoskopeve.

Brand

Fujifilm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ELUXEO 7000”

Your email address will not be published. Required fields are marked *