Amulet Innovality

Kjo mamografi është rezultati i inovacioneve të njëpasnjëshme të Fujifilm dhe përkushtimit për të ofruar kualitetin më të mirë në shërbimet mamografike. Innovality përdor detektorin unik të sheshtë FPD të Fujifilm me konvertim direkt, për të prodhuar imazhe të qarta ne një dozë të vogël rrezesh X. Ky sistem shfrytëzon AEC-në inteligjente (i-AEC) të kombinuar me një teknologji të re për analizë imazhi, për të optimizuar automatikisht dozën e rrezeve X për cdo lloj gjiri. AMULET Innovality është një sistem mamografik shumë i avancuar i cili ofron një interval imazhi shumë të shpejtë prej vetëm 15 sekondash.

Description

Dizajni unik i mbeshtetëseve të komprimimit, mundëson që ato ti përshtaten formës së gjinjve, duke siguruar që komprimimi optimal të aplikohet tek i gjithë gjiri dhe pa shkaktuar diskomfort të panevojshëm tek pacienti. Janë të disponueshme disa lloje mbështetësesh komprimimi të specializuara. Këtu përfshihen mbështetëset e dizenjuara në mënyrë specifike për gjinjtë e vegjël, duke siguruar pozicionim dhe komprimim ideal për të gjitha llojet e gjinjve.

AMULET Innovality ofron një ndriçim të lehtë për një ambient qetësues në dhomën e ekzaminimit.
Ndriçimi i ngrohtë indirekt përdoret për të ndriçuar kolonën, duke u zbehur dhe intensifikuar periodikisht, duke krijuar një gjendje të paqtë. Kjo ndihmon pacientët që të relaksohen dhe bën që ekzaminimet të realizohen me stres minimal.

Janë të disponueshme 5 etiketa dekorative të ndryshme per paisjen, për të shtuar efektin qetësues të dhomës. Çdo spital apo klinike mund të zgjedhë një etiketë e cila i përshtatet më mirë mjedisit të ekzaminimit, duke reduktuar kshu stresin dhe ankthin e pacientit.

AMULET Innovality ka një detektor të sheshtë me konvertim direkt, i përbërë nga Selenium Amorf (a-Se), i cili ofron efiçencë të lartë konvertimi në spektrin x-ray mamografik. Detektori i ri HCP (Hexagonal Close Pattern) mbledh në mënyrë efiçente sinjalet elektrike të konvertuara nga rrezet X, për të përftuar rezolucion të lartë me dozë të ulët. Ky dizajn unik bën të mundur që të arrihet një DQE (Detective Quantum Efficiency) më e lartë sesa me vektorët me pixel katrorë të paneleve TFT konvencional. Me informacionin e mbledhur nga detektori HCP, AMULET Innovality krijon imazhe me definicion të lartë me një përmasë pixeli prej 50 μm, cilësia me e lartë e disponueshme për detektorët me konvertim direkt.

Kjo teknologji me zhurmë të ulët dhe me shpejtësi të lartë komutimi mundëson ekspozime tomosinteze me një dozë X-ray shumë të ulët si dhe kohë shumë të shkurtër përftimi.

Imazhet tomografike të rindërtuara e bëjnë më të lehtë identifikimin e indeve të dëmtuara, gjë që është e vështirë për tu parë në mamografinë rutinë për shkak të prezencës së strukturave të mbivendosura te gjinjve.
Funksioni i Tomosintezës tek AMULET Innovality është i përshtatshëm për një gamë të gjërë përdorimesh, duke ofruar 2 mënyra që plotësojnë nevojat e disa situatave klinike. Mënyra Standarte (ST) kombinon kohën e shkurtër të ekspozimit dhe rrjedhën efiçente të punës me një dozë të ulët X-ray. Kurse mënyra High Resolution (HR) bën të mundur që të prodhohen imazhe me një nivel shumë të lartë detajimi, duke mundësuar që zona e interesit të sillet në fokus më të qartë.
Me një kënd më të gjërë për përftimin e imazhit, rezolucioni dhe thellësia përmirësohen. Kjo lejon që zona e interesit të përcaktohet më qartë dhe të sillet më mirë në fokus.

Teknologjia Intelligent AEC (Automatic Exposure Control) përshtat dhe optimizon dozën X-ray sipas tipit të gjirit.
Intelligent AEC ka avantazhin që përcakton dozën optimale për një ekzaminim, në krahasim me sistemet AEC konvencionale ku pozicioni i sensorit është fiks.
Nëpërmjet analizës së informacionit të imazheve të përftuara nga para-ekspozimet me dozë të ulët, Intelligent AEC bën të mundur që të merret në konsideratë densiteti i gjendrës së qumështit (tipi i gjirit) për përcaktimin e energjisë x-ray si dhe dozës së nevojshme.
I përdorshëm edhe në prani të implanteve, intelligent AEC mundëson përllogaritje më të saktë të parametrave të ekspozimit në krahasim me ato qe ofrohen nga sistemet AEC konvencional. Duke lejuar përdorimin e ekspozimit automatik për gjinjtë me implant, Intelligent AEC përmirëson ndjeshëm rrjedhën e ekzaminimit.

 

Brand

Fujifilm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Amulet Innovality”

Your email address will not be published. Required fields are marked *