Spitali Rajonal Shkoder

Në Spitalin Rajonal Shkodër u instaluan paisjet e teknologjisë më moderne në fushën e endoskopisë, modeli avantguard Fujifilm Eluxeo Lite. I gjithë kabineti i endoskopisë u plotesua me të gjitha paisjet e zinxhirit të standarteve më të larta sipas protokolleve nderkombetare për ekzaminimet endoskopike. Tashmë Qendra e Gastroenterologjisë të Spitalit Rajonal të Shkodrës, është një vlerë e shtuar jo vetëm për institucionin por edhe për të gjithë qarkun.

Gjithashtu, ne kete spital u realizua me sukses instalimi dhe kompletimi i sherbimit te imazherise se Urgjences me paisjet:

Pajisjet e instaluara nga Fujifilm janë të teknologjisë më moderne dhe me parametrat më bashkëkohorë, të cilat sjellin benefite të shumta si: ekspozimi më i ulët i pacientëve nga rrezet e dëmshme, cilësia maksimale e imazheve dhe shpejtësia e rezultateve.

Tashmë pacientët do kenë mundësi të marrin përgjigje shumë më të shpejta dhe diagnostikim edhe më të sigurtë. Gjithashtu, duke qënë një sistem i kompjuterizuar dhe modern, doza e rrezeve X të nevojshme për të marrë një imazh cilësor është minimale në krahasim me sistemet e tjera. Sëbashku me cilësinë dhe shpejtësinë e rezultateve, ky sistem zvogëlon ngarkesën tek pacientët dhe të dashurit tuaj.

Ndihemi krenar qe keto instalime do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të diagnostikimit dhe mjekimit të pacientëve në këtë rajon. Falenderojmë stafin profesionist të Spitalit Rajonal Shkodër.