Spitali Rajonal Shkoder
Në Spitalin Rajonal Shkodër u instaluan paisjet e teknologjisë më moderne në fushën e endoskopisë, modeli avantguard Fujifilm Eluxeo Lite. I gjithë kabineti i endoskopisë u plotesua me të gjitha paisjet e zinxhirit të standarteve më të larta sipas protokolleve nderkombetare për ekzaminimet endoskopike. Tashmë Qendra e Gastroenterologjisë të Spitalit Rajonal të Shkodrës, është një vlerë e shtuar jo vetëm për institucionin por edhe për të gjithë qarkun.
Gjithashtu, ne kete spital u realizua me sukses instalimi dhe kompletimi i sherbimit te imazherise se Urgjences me paisjet:
- FDR Smart - Aparati X-ray nga Fujifilm
- FCR Prima T2 - Konvertuesi dixhital
- DRYPIX Edge - Printeri nga Fujifilm
- Console Advance - Software i perpunimit te imazhit.