Vatech Pax-i Plus 2D Ceph
Cilësia Premium e Imazheve Panoramike 2D dhe Ceph
- Cilësi Imazhi Superiore
- Dy Sensorë të Dedikuar
- Teknologjia Rapid Ceph
- Garancia deri në 10 Vjet për Sensor & Gjenerator
- Garancia deri në 5 Vjet për Pjesët e Plota
PaX-i Plus ofron imazhe panoramike me cilesi dhe saktesi maksimale duke kombinuar teknologjine dhe përvojën e Vatech në imazherinë dentare per te rritur saktësinë diagnostike dhe komfortin e pacientëve.
Description
Cilësia Premium e Imazheve Panoramike 2D dhe Ceph
- Cilësi Imazhi Superiore
- Dy Sensorë të Dedikuar
- Teknologjia Rapid Ceph
- Garancia deri në 10 Vjet për Sensor & Gjenerator
- Garancia deri në 5 Vjet për Pjesët e Plota
PaX-i Plus ofron imazhe panoramike me cilesi dhe saktesi maksimale duke kombinuar teknologjine dhe përvojën e Vatech në imazherinë dentare per te rritur saktësinë diagnostike dhe komfortin e pacientëve.
Zgjidhje e Avancuar e Imazherisë Dentare
Imazhet nga PaX-i Plus ofrojnë një pamje të detajuar të dhëmbëve, rrënjëve dhe strukturave përreth, duke mundësuar që dentistët të diagnostikojnë me saktësi një sërë problemesh dentare. Kjo përfshin zbulimin e kaviteteve, vlerësimin e nivelit të mbushjes, identifikimin e dhëmbëve të prekur dhe vlerësimin e strukturës së kockave.
2 Sensorë të Dedikuar
PaX-i Plus ofron dy sensorë të dedikuar dhe të integruar për Pano dhe Ceph, duke mundësuar kapjen e imazheve optimale nga secili sensor dhe krijimin e një fluksi të punës efikas. Imazhet nga PaX-i Plus kapen shumë shpejt, me pa diskomfort për pacientin. Ky efikasitet u lejon dentistëve të marrin informacionet diagnostike të nevojshme me shpejtësi, gjë që është thelbësore për rastet urgjente ose praktikat e ngarkuara.
Imazhe Ekskluzive për Orto
PaX-i Plus ofron imazhe optimale të krijuara posaçërisht për ortodonti. Disponohen dy madhësi imazhesh, Lateral dhe Full Lateral, duke ju lejuar të zgjidhni madhësinë e imazhit në bazë të nevojave diagnostike. Një imazh lateral i plotë është 30% më i gjerë dhe shfaq zonën oksipitale të pacientit, duke mundësuar një diagnozë të plotë.
Teknologjia Rapid Ceph ~ 1.9 Sekonda
Koha e marrjes prej 1.9 sekondash ofron cilësi të jashtëzakonshme të imazhit. Teknologjia e re Rapid Ceph nga Vatech minimizon artefaktet e lëvizjes dhe mundëson një rrjedhë më të shpejtë diagnostikimi, teksa ofron imazhe dixhitale me cilësi të lartë.
Përjetoni Auto Tracing me EzOrtho SW
Me anë të AI-së, pikat cefalometrike dhe indet e buta identifikohen automatikisht në imazhin cefalometrik brenda pak sekondash, duke ju kursyer kohe te vyer ne trajtimin e pacientit.
Reviews
There are no reviews yet.