Bashkëpunimi ynë me Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë (ZKM), ka nisur herët në rrugëtimin tonë dhe kjo marrëdhënie është ngritur mbi profesionalizmin dhe përkushtimin e përbashkët për ofrimin e teknologjive më moderne mjekësore diagnostikuese dhe trajtuese për pacientët.
Fillimet e këtij bashkëpunimi i kanë rrënjët që me provizionin e pajiseve radiologjike në poliambulancën “At Luigji Monti” në “Rrugën e Kavajës”, në qendër të qytetit të Tiranës. Cilësia e lartë e paisjeve tona si dhe profesionalizmi i treguar nga stafi ynë e përkushtimi për të ofruar zgjidhje të shpejta në cdo rast, luajti rolin kryesor në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Në vitin 2022 ky bashkëpunim u zgjerua mëtej me provizionin e një game të gjërë pajisjesh mjekësore nga ana jonë për Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. Ky spital u pajis nga ana jonë me aparate anestezie, ventilator reanimacioni, shtreter kirurgjikale, monitor pacienti, defibrilator, holter, shiringa elektrike, ultrasound high range, sisteme kulla endoskopike dhe EUS, sisteme kulla laparoskopike, lazer kirurgjikal dhe disa instrumenta te tjere nga brandet tona unike dhe që përfaqësojnë teknologjitë me moderne në industrinë e pajisjeve mjekësore.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ka për mision përkujdesjen dhe trajtimin shëndetësor modern për të gjithë, nëpërmjet integrimit në një sistem të vetëm të nivelit më të lartë të profesionalizimit, të arritjeve më të larta të shkencës dhe teknologjisë, si dhe të parimeve më të larta të humanizmit. Ky mision rezonon fare mire me misionin e kompanise sone dhe vizionin tone per te ardhmen.