Sistem Radiografi/Fluoroskopi

Rezultate imazhesh për villa sistemi medicali logo Apollo DRF

Apollo DRF është produkti referencë nga Villa në panoramën e tavolinave digjitale me kontroll të telekomanduar, e cila bie ne sy për karakteristikat unike dhe inovative.

Me një performancë dhe thjeshtësi operimi të mirënjohur dhe me fleksibilitet te lartë aplikimi, produktivitet dhe cilësi të lartë imazhi, vazhdon të mbetet një nga produktet më të vlerësuara nga profesionistët e radiologjisë.

Në ndjekje konstante të zhvillimit të produkteve të ofruara në treg, Villa ka rinovuar të gjithë linjën e tavolinave Apollo me kontroll të telekomanduar, në mënyrë që të ofrojë sisteme R/F që inkorporojnë teknologjitë dhe funksionet më të avancuara, për të adresuar në mënyre eficante kerkesat e reja nga profesionistët e fushës.

Ky version i ri i Apollo DRF me kontroll te telekomanduar është pajisur  me disa karakteristika inovative që përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme performancën si dhe e bëjnë përdorimin e tij të thjeshtë dhe “user-friendly”, duke rritur eficencen e perdorimit të përditshëm.

Implementimi i procedurave të reja ekzainuese në sistem gjithashtu lejon përftimin e informacionit diagnostikues shtesë, duke e bërë procesin diagnostikues më gjithëpërfshirës. Me këtë version të ri, Apollo DRF arrin fleksibilitet aplikimi të pakrahasueshëm, e cila e kombinuar me performancën e lartë ridefinon eksperiencën e përdoruesve me këtë sistem.

Apollo DRF Brochure