Procesore dhe Burim drite

 

EPX-3500 HD

Ky sistem perbehet nga videoprocesori VP-3500HD dhe burimi i drites prej xenoni XL-4450.

VP-3500HD suporton diagnostikimin me teknologji perpunimi imazhi te avancuar e cila nuk eshte e inkorporuar ne modelet e tjera standarte ne treg. Ky procesor ofron imazhe te qarta duke perdorur funksionet superiore si theksimi i strukturave dhe ngjyrave, kontrolli automatik i drites si dhe anti-blur. Ky procesor mund te perdoret me monitore full HD, dhe ofron funksionet si:

 

  • Picture in picture function: Imazhi i fotografuar mund te shfaqet anash ekranit edhe kur po bejme nje ekzaminim real-time pa u mbivendosur me videon live.
  • 3 perpunime FICE te disponueshme (Flexible spectral Imaging Color Enhancement).
  • Anti-blur function: Jep imazhin optimal ne qartesi per dokumentim dhe diagnostikim ne cdo moment.
  • Kontroll photometric automatik: Ky funksion rregullon automatikisht ndricimin ne perputhje me pozicionin e endoskopit, duke ofrour nje imazh te mirebalancuar dhe me ndricim optimal ne cdo drejtim.
  • Porte USB: Ky procesor ofron porte USB te inkorporuar per transferimin e te dhenave
  • E-Zoom (Electronic Zoom): ofron vizibilitet me te mire. Ky funksion aktivizohet duke shtypur nje buton tek skopi. Seria 600 e skopeve mundeson nje E-Zoom me zhurme (noise) minimale duke mundesuar observimin e detajuar vaskular dhe siperfaqesor.

Teknologjia CMOS:

Kombinimi i teknologjise CMOS me filtrat FICE ofron imazhe imazhe te avancuara me definicion te larte dhe me zhurme (noise) te reduktuar, imazhet FICE jane me te qarte dhe me te mprehta se asnjehere mepare.

Ofron diferencim me te thjeshte midis indeve te prekura dhe te paprekura nga lezionet.

Fokusi i afert i teknologjise CMOS permireson imazhin diagnostikues me kapacitet observimi deri ne 2mm. Fokusi anash imazhit eshte permiresuar, duke minimizuar zhurmat dhe devijacionet.

Ky sistem eshte kompatibel me serite 600 dhe 500 te endoskopeve.

FUJIFILM EPX-3500 HD Broshure

 

ELUXEO Lite (EP-6000)

I njohur ndryshe edhe si EP-6000, ky sistem kombinon burimin e drites prej 3 LED me nje procesor qe eshte kompatibel me nje game te gjere skopesh nga seria 500 deri ne serine 700.

Ky sistem 2 ne 1 (procesor dhe burim drite ne nje njesi te vetme) eshte versioni me ekonomik i modelit ELUXEO 7000.
Ai kombinon funksionet LCI (Linked Colour Imaging) dhe BLI (Blue Light Imaging) si dhe standartin FICE.

EP-6000 perdor llampa LED me qendrueshmeri dhe jetegjatesi te larte. Me nje jetegjatesi te parashikuar prej 10,000 oresh per llampat LED, sistemi ELUXEO™ ka qendrueshmeri shume te larte si dhe konsum te ulet energjie, duke e bere ate shume ekonomik dhe miqesor ndaj mjedisit.

ELUXEO Lite EP-6000 prodhon imazhe me cilesi te larte si dhe video Full HD. Procesori gjithashtu ka nje opsion per backup automatik te integruar.

Eluxeo Lite (EP-6000) Broshure

 

ELUXEO 7000: Gjenerata e re e sistemeve te endoskopise

Ky sistem perbehet nga procesori VP-7000 dhe burimi i drites BL-7000.

Teknologjia inovative e Fujifilm e quajtur “4-LED Multi Light™” mundeson avancimin e standarteve te procedurave endoskopike.
Ky model vjen i pajisur me opsionet LCI (Linked Colour Imaging) dhe BLI (Blue Light Imaging), qe jane kthyer ne nje trend dhe domosdoshmeri mes specialisteve te kesaj fushe.

Duke shfrytezuar eksperiencen e gjate ne imazherine mjekesore, Fujifilm ka zhvilluar teknologjine 4-LED Multi Light, duke plotesuar nevojat globale per permiresime ne ekzaminimet endoskopike. Gjithashtu Fujifilm nepermjet ketij sistemi ofron standartet me te larta ne ndricim dhe kontrast me 2 metoda inovative observimi: BLI dhe LCI.

Edhe endoskopet qe perdoren me kete sistem,  te quajtur ELUXEO™ 700 series, jane dizenjuar ne menyre te vecante per te shfrytezuar sistemin e ri te ndricimit si dhe funksionet Multi Zoom dhe Freeze, duke mundesuar rezoluacion te larte dhe detje te diferencuara per diagnostikim dhe vleresim para-terapeutik.

Teknologjia BLI (BLUE LIGHT IMAGING)
Perftimi i imazheve me kontrast me intensitet te larte nepermjet BLI mundeson ekzaminim superior te detajeve siperfaqesore vaskulare dhe mukotike. Duke u bazuar ne karakteristiken e perthithjes se valeve te shkurtra nga hemoglobina (ne 410 nm), kjo e kombinuar me ngjyra specifike te spektrit te drites se bardhe ne imazhe te permiresuara ne kontrast.

Teknologjia LCI (LINKED COLOR IMAGING)
Krahasuar me imazhet me drite te bardhe, LCI intensifikon diferencat ne spektrin e ngjyres se kuqe nepermjet perpunimeve te avancuara te imazhit. Kontrasti i intensifikuar ne ngjyren e kuqe sjell permiresim ne detektimin e inflamacioneve dhe strukturave.

Konektori tek mundeson montim me lehtesi. Seria 700 e endoskopeve jane te paret qe inkorporojne ushqimin me energji wireless (wireless power supply) qe mundeson transmetimin e te dhenave me shpejtesi te larte. Dizajni i ri thjeshton procesin e pastrimit si dhe redukton potencialin per demtime aksidentale.

Qarku unik CMOS i inkorporuar ne majen e endoskopeve realizon transmetimin e sinjalit ne procesor me rezolucion te larte.

Ky sistem eshte kompatibel me serite 700, 600 dhe 500 te endoskopeve.

FUJIFILM ELUXEO 7000 Broshure