Printerat e Radiologjisë

Në spitale dhe klinika, imazhet hardcopy ne formën e filmave po rriten me ritëm të shpejtë me rritjen e numrit të pacientëve.

Mënyra konvencionale e prodhimit të filmave imazherik që përfshin përdorimin e kimikateve të lëngshme është e ngadaltë, e lodhshme dhe jep rezultate inkonsistente nga imazhi në imazh.
Dixhitalizimi i procesit të prodhimit të filmit imazherik ka mundësuar efiҫencë të lartë, shpejtësi si dhe kursim hapësire në klinika dhe spitale. Ai gjithashtu ka sjellë imazhe X-ray me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme, si dhe ka eleminuar nevojën për përpunim të filmit në dhoma të errëta. Përpunimi i imazhit është një proces i pastër, i shpejtë si dhe bën të mundur një diagnostikim efiҫent.

FUJIFILM ofron serinë DRYPIX të printerave, të cilët përdorin film të thatë për të prodhuar imazhet, prandaj nuk ka nevojë për një dhomë të errët si në rastin e sistemeve konvencionale, duke kursyer kështu hapësirën dhe përshpejtuar procesin.
Këta printera dixhital janë kompatibël me DICOM, një standart global për paisje mjekësore. Paisjet tona janë përdorur në situata të ndryshme me fleksibilitet dhe kompatibilitet të lartë.
Në imazhin bashkangjitur paraqitet një prezantim mbi modelet kryesore të printerave DRYPIX nga FUJIFILM si dhe specifikat e secilit prej tyre, që i bëjnë printerat tanë të jenë superior ndaj produkteve që ofrojnë prodhues të tjerë.

Modelet aktuale që ofrohen nga Fujifilm janë si meposhtë

  1. DRYPIX Smart Broshure
  2. DRYPIX Lite Broshure
  3. DRYPIX Edge Broshure