Printer dhe filma dentar

 

DRYPIX LITE

DRYPIX LITE është printer termik me përmasa super kompakte, i ngjashëm ne formë dhe përmase me një printer të thjeshtë tavoline, suporton përmasa të ndryshme filmi dhe mund ti vendosen deri ne 2 magazina. Me shpejtësi prej 90 filmash në orë, për filmin e vogël 8x10inch(20x25cm) dhe me rezolucion prej 300 dpi, ky model ka vecantinë e ndërrimit të filmit pa nevojën e letrës së aluminit sepse procesi i prodhimit të imazhit përdor tekonologjinë termike.
Ideal per klinika te vogla dhe studio dentare qe perdorin ekzaminimin Panoramex.

Broshure DRYPIX Lite

 

DRYPIX SMART

Drypix Smart është printer lazer i shpejtë, ekonomik dhe me përmasa kompakte. Pavarësisht përmasave, ky printer nuk kompromenton cilësinë e imazhit duke arritur deri ne densitetin maksimal 4.0 (i përdorshëm për filmat mamografik). Drypix Smart vjen me 2 magazina filmi të konfigurueshme sipas dëshirës. Shpejtësia e printimit per filmat e vegjël me përmasë 8x10inch(20x25cm), është 100 filma në orë.

Broshura DRYPIX Smart

 

 

DENTAL X-RAY FILM

Përvec filmave lazer dhe atyre termik, qe ofrohen për printimin e panoramexeve, Fujifilm ofron edhe filma dentar intraoral. Këto filma jane me emulsion të dyfishtë dhe shpejtësi të lartë, duke ofruar kontrast të lartë dhe detaje të imëta. Dy janë modelet e ofruara nga Fujifilm: Speed E dhe D. Speed E është superior ndaj llojeve të tjera për nga shpejtësia e zhvillimit, nuanca blu, qëndrueshmëria më e lartë ndaj gërvishtjeve si dhe dhe karakteristikat anti-statike. Speed E gjithashtu kërkon 50% mëpak rrezatim se Speed D.

Broshure dental X-ray Film