Panoramex / Ortopan 2D/3D/Ceph

 

Panoramex NewTom GO 2D/3D/Ceph

Go ofron definicion shumë të lartë (80 μm), të përftuar me vetëm 1 skanim duke minimizuar ekspozimin ndaj rrezeve X. FOV (field of view) paracaktohet sipas kërkesave diagnostikuese dhe varion nga më e vogla prej 6x6cm e deri te maksimalja10x10cm. Me sensorin CSI 16 bit, imazhet kanë me mijëra nuanca të grisë. Sistemi i kolimatorit bazohet në lëvizje automatike të kullësduke krijuar hapjen optimale të krahut teleradiografik. Gjithashtu paisja përmban të g jitha protokollet e avancuara 2D dhe 3D që i ndihmon dentistët në cdo situate.

Broshura Newtom GO_2D_3D_CEPH

 

 

Panoramex NewTom GiANO 2D/3D/Ceph

GiANO ofron një platformë diagnostikuese modulare me cilësi maksimale, ergonomikë dhe siguri për pacientët. Duke qënë modulare, kësaj paisje mund ti bëhet upgrade me lehtësi nga 2D në 2D me Ceph si dhe në 3D. Sensori 2D është i lëvizshëm me lehtësi nga PAN në Ceph duke i shtuar fleksibilitet konfigurimit tuaj. Me rezolucion deri në 75 μm, GiANO gjeneron volume sipas nevojës suaj diagnostikuese nga 5x5cm deri në 11x13cm. FOV standart ështe 11x5cm por ofrohet dhe në 11×8 ose 11x13cm.

Broshura Newtom GiANO

 

NewTom GiANO HR 2D/3D/Ceph

GiANO HR ofron volume 3D me FOV nga 4 x 4cm deri në 16 x 18 cm si dhe rezolucion 68 μm, i cili është rezolucioni më i lartë në treg, duke mundësuar aksesin e sinuseve maksiliare, sinuseve ballore, nyjeve temporomandibulare, dhe kanaleve te veshit të brendshëm. Imazhe panoramike të cilësisë më të lartë në treg, të optimizuara nga teknologjia ApT, filtrave intelig jente auto-adaptive dhe funksionit MultiPAN. Sensori PAN/CEPH është i rialokueshëm dhe ofron imazhe superiore. Kjo paisje ka protokolle të përgjithsme dhe të vecanta si FOV 7X6CM, ideal për ekzaminimin e veshit të brendshëm, ose FOV 9X16cm, special për ekzaminimet e cervikales etj.

Broshura Newtom GiANO_HR