Aparatura Fizioterapeutike, Rehabilituese dhe te Mjekesise Sportive

 

Medical Distribution sh.p.k. ofron aparaturat me moderne dhe te specializuara te fizioterapise nga marka e mirenjohur hollandeze “𝐄𝐧𝐫𝐚𝐟-𝐍𝐨𝐧𝐢𝐮𝐬”, lider ne ofrimin e aparaturave 𝐟𝐢𝐳𝐨𝐭𝐞𝐫𝐚𝐩𝐞𝐮𝐭𝐢𝐤𝐞, 𝐫𝐞𝐡𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 dhe te 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞𝐬𝐢𝐬𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞.

Enraf-Nonius ka arritur te inkorporoje te gjithe ekspertizen dhe njohurite shkencore qe prej 𝟗𝟓 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 ne treg, ne aplikimet terapeutike te ketyre paisjeve, me materialet me te qendrueshme, nderfaqe user-friendly dhe te shpjeguara qarte per cdo perdorues, intuitive dhe me algoritma unike.

Disa nga modelet me popullore dhe me te kerkuara jane:

𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚𝐬𝐨𝐮𝐧𝐝 𝐓𝐡𝐞𝐫𝐚𝐩𝐲 – Modeli Enraf-Nonius Sonopuls 190
𝐒𝐡𝐨𝐜𝐤𝐰𝐚𝐯𝐞 𝐓𝐡𝐞𝐫𝐚𝐩𝐲 – Modeli Enraf-Nonius Endopuls 811
𝐋𝐚𝐬𝐞𝐫 𝐓𝐡𝐞𝐫𝐚𝐩𝐲 – Modeli Enraf-Nonius Endolaser 120
𝐃𝐢𝐚𝐭𝐡𝐞𝐫𝐦𝐲 𝐝𝐞𝐯𝐢𝐜𝐞 – Modeli Enraf-Nonius Curapuls 670
𝐓𝐫𝐚𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐭 – Modeli Enraf-Nonius Eltrac 471 bashke me ManuXelect traction table

 

Terapia me ultrasoundin 𝐒𝐨𝐧𝐨𝐩𝐮𝐥𝐬 𝟏𝟗𝟎 eshte nje metode trajtimi efektive dhe e provuar per nje numer te madh patologjish. Per te thjeshtuar zgjedhjen e terapise adekuate, Sonopuls 190 ka te parakonfiguruara disa protokolle trajtimi te cilat ofrojne instruksione te qarta per perdoruesin dhe i caktojne parametrat e trajtimit automatikisht.

 

 

Terapia shockwave me paisjen 𝐄𝐧𝐝𝐨𝐩𝐮𝐥𝐬 𝟖𝟏𝟏 perdoret per trajtimin e indeve muskulare dhe tendinave. Shockwave jane impulse me energji te larte te cilat kur leshohen mbi zonen e trajtuar permiresojne qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, duke stimuluar mekanizmin trupor te sherimit.

 

Terapia lazer me dioden 𝐄𝐧𝐝𝐨𝐥𝐚𝐬𝐞𝐫 𝟏𝟐𝟎 ka nje aplikim klinik te dokumentuar ne menyre shkencore. Me nje fuqi ne output deri ne 1600mW, lazeri i pulsuar me gjatesi vale 905 nm (GaAs) eshte shume i pershtatshem per strukturat e thella (ligamente, vertebra, muskujt e shpines), kurse ne gjatesine e valeve 808 nm (GaAlAs) eshte me i pershtatshem per sherimin e plageve si dhe riparimin e indeve.
Evidencat shkencore tregojne qe lazeri pulsues ka efekte biologjike dhe klinike qe jane ndryshe nga ato te lazerit te vazhduar. Endolazer i jep perdoruesit rekomandimet per dozen e nevojshme per nje trajtim efektiv te dhimbjeve ose te crregullimeve te ndryshme muskoskeletale.

 

Pajisja e Diatermise 𝐂𝐮𝐫𝐚𝐩𝐮𝐥𝐬 𝟔𝟕𝟎 eshte revolucionare per nga siguria dhe efektiviteti. Ajo mund te administrohet me lehtesi per crregullime te ndryshme te sistemit lokomotor si dhe per restaurimin e indeve te buta. Prej vitesh, evidencat shkencore te aplikimit te energjise se radiofrekuencave, vecanerisht per aplikimin e pulsuar te ketij lloj trajtimi, jane shume relevante per disa raste mjekesore si dhimbjet dhe enjtjet post-operatore si dhe per plaget qe vonojne te sherohen.

 

 

Njesia e traksionit 𝐄𝐥𝐭𝐫𝐚𝐜 𝟒𝟕𝟏 eshte asistenti juaj perfekt per terapite e traksionit lumbar dhe cervikal.
Kjo aparature perdoret ne trajtimin e hernieve, diskopatise degjenerative, ose nervave te demtuara, dekompresimi shpinor eshte nje zgjidhje afatgjate per simptomat e dhimbjeve.
Dekompresimi shpinor mund te arrihet ne disa menyra, por terapia me traksion eshte metoda me e thjeshte dhe me efektive e cila influencon direkt tek presioni midis vertebrave. Si pasoje e reduktimit te presionit gjate traksionit, gjenerohet nje efekt mekanik tek nervat si dhe nje efekt biofizik ne qarkullimin dhe furnizimin me oksigjen ne keto struktura. Kjo sjell si rezultat nje zvogelim te menjehershem te dhimbjeve por edhe permiresime strukturore afatgjata.

Kto dhe shume paisje te tjera nga prodhuesi i mirenjohur hollandez, Enraf-Nonius…