DEXA

Paisja Fujifilm Visionary DXA-dr ju mundeson ekzaminimin e densitetit kockor me teknologjine 2d Fan-Beam.
Kjo teknologji mundeson ekzaminime shume te shpejta, me cilesi imazhi te shkelqyer dhe me doze rrezatimi minimale.
Nje diagnostikim i bazuar ne kete paisje kthehet ne nje eksperience komforti si per pacientin ashtu edhe per doktorin.

I bazuar ne detektor 4 linear me 256 elemente multi-vektor, 2D Fan- Beam mundeson rezolucion shume te larte imazhi per nje diagnostikim optimal. Kjo teknologjine ben te mundur ekzaminime ne vetem 15 sekonda dhe eshte nje nga zgjidhjet me te fuqishme ne treg duke plotesuar nevojat e nje paisjeje ekzaminuese te fuqishme, precize dhe te plote.

Visionary DXA-dr eshte nje paisje e kompletuar e cila pervec ekzaminimeve rutine per diagnostikimin e osteoporozes (legen, shtylle kurrizore, parakrah etj) ofron edhe nje game te gjere aplikimesh si: Ortopedi, Pediatri, Morfometri, Lateral Spine, dhe Whole Body.

Opsioni 3D-DXA, si nje teknologji revolucionare perdor imazhet rutine BMD per te rindertuar nje imazh 3D te femurit.
Kjo teknologji sjell informacion te ri mbi strukturen kockore, per nje diagnostikim me te sakte dhe nje trajtim te pershtatur sipas karakteristikave te pacientit.
Ky opsion eshte unik ne treg.

Opsioni BODY COMPOSITION jep rezultate te shpejta, te sakta dhe te plota per raportin dhjamosje-muskulature ne zona te ndryshme trupore.
Me parametra te shumte per perdorim ne mjekesine sportive, menaxhimin e peshes dhe aplikime te ndryshme mjekesore.

Visionary DXA-DR

Visionary DXA-A