FCR Reader

FUJIFILM ofron disa alternativa në përzgjedhjen e CR-së që ju përshtatet më mirë nevojave dhe kushteve tuaja.

Spitalet e mëdha, që kanë fluks të madh pacientësh, kanë nevojë për shpejtësi dhe punë paralele.
Ndërsa klinikat e vogla kanë hapësira të kufizuara dhe u nevojiten pajisje sa me kompakte që të mos zënë shumë sipërfaqe.
FUJIFILM ka menduar për të dyja rastet, duke ofruar gamën e produkteve FCR nga PRIMA T2 e deri te PROFECT CS PLUS.
Modeli që u përgjigjet pothuajse të dyja rasteve, ështe modeli FCR CAPSULA XLII, një CR kompakte dhe e shpejtë, e cila ofron edhe opsionin e leximit 50 micron (i nevojshëm për leximin e mamografive).

FCR CAPSULA XL II me skermot HR-VI ka përftuar aprovimin FDA (Food and Drug Administration) për aplikim mamografie në tregun amerikan. Ky sistem mamografik është tërësisht dixhital dhe konsiston në 3 komponentë kryesorë:
FCR CAPSULA XL II, Skermot HR-VI si dhe softwari Console Advance.
FCR CAPSULA XLII me skermot HR-VI, plotëson gjithashtu kriteret dhe udhëzimet Europiane të sigurimit të cilësisë në ekzaminimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit (EUREF – Edicioni i Katërt), testuar nga Helmholz, Qendra Kërkimore Gjermane.

Një nga komponentët kyç të FCR është skermoja, ose IP (Pllakë Imazherike), e cila përdoret në vend të filmit analog X-ray, për të dixhitalizuar imazhet X-ray. FCR CAPSULA XLII përdor një skermo IP në një kornizë shumë kompakte, duke inkorporuar teknologjinë dhe ekspertizën 70 vjeçare të Fujifilm.

CAPSULA, që në latinisht përkthehet “kuti e vogël”, është projektuar me përmase dhe peshë të vogël, duke ndihmuar me fleksibilitetin ne instalim por duke ruajtur specifikat e nevojshme për një diapazon të gjërë nevojash imazherike, nga radiologjia e përgjithshme deri tek panoramexet (pantomografia). Gjithashtu, kapaciteti opsional prej 50-micron, i përdorshëm me skermot HR-VI, mund të përdoret për të lexuar më me detaj struktura të imëta për një diagnozë sa më të saktë.

FCR CAPSULA XLII ofron një shpejtësi shumë të lartë, deri në 94 IP/orë. Pavarësisht përmasave kompakte, koha për të shfaqur imazhin në monitorin e Consolës CR është afërsisht 23 sekonda.
Tre tipe kasetash IP (Tipi CC, LC dhe CH) mund të mbulojnë imazhe të ndryshme si pulmone, lumbare, pantomografi (panoramex 15×30 cm), si dhe ekstremitetet. Çdo lloj imazhi mund të realizohet me këtë njësi të vetme.

I aftë që të fillojë automatikisht leximin e IP si dhe përpunimin e imazhit kur futet kaseta IP. Sistemi është i projektuar që të plotësojë ciklin e leximit të IP-së me veprime të thjeshta. Monitori i CR-së gjithashtu tregon edhe statusin dhe kohën e mbetur për të përfunduar procesin e leximit të IP-së, duke ndihmuar kshu përdoruesin.

Shënim: Aplikimi për Mamografi është opsional. FCR CAPSULA XLII ofron kapacitetin opsional për lexim 50-micron me skermot HR-VI si dhe kasetat e tipit CH, për të dalluar më në detaj struktura më të imëta

 

FCR Capsula XL2 Broshure

FCR Prima Tm Broshure