CBCT – Skaner ENT dhe Maksilofacial

 

5G XL

5G XL është e vetmja paisje CBCT me pozicionim të shtrirë për pacientin duke mundësuar stabilizim perfekt, cilësi imazhi ekselente 2D dhe 3D si dhe potencial diagnostikues të jashtëzakonshëm. Kjo paisje ofron një game të g jërë FOV ku maksimalja shkon deri në 21 x 19 cm. Nëpërmjet teknologjisë CBCT doza e rrezatimit të pacientit reduktohet 10 herë në krahasim me paisjet CT, por njëkohësisht rezolucioni hapësinor është superior për investigimin e kockave dhe indeve. Fokus i vecantë i jepet shëndetit të pacientit, nëpërmjet ECO Dose dhe teknologjisë ekskluzive SafeBeam. Kjo është e vetmja paisje që mes të tjerash mund të përdoret edhe për ortopedi. Pozicioni shtirë është ideal për pacientët post-kirurgjisë, me anestezi, në traumë etj, dhe imazhet e përftuara nuk janë subjekt i artefakteve nga lëvizjet e padëshiruara.

Broshura Newtom 5G XL

 

VGi evo

VGi evo është një CBCT e plotë për aplikimet maksilofaciale dhe ENT me një performance të jashtëzakonshme dhe me imazhe 2D dhe 3D me cilësi shumë të lartë. Kjo paisje ofron teknologjinë më modern, siguri, comfort si dhe një game të gjërë përmasash për FOV, ku nëpërmjet sensorit më të madh FOV maksimale arrin deri në 24x19cm me zhurmë sinjali minimale. Gjeneratori i rrezeve X me anodën rrotuluese dhe focal spot 0.3mm mundëson përftimin e imazheve me definicion shumë të lartë ku mund të ekzaminohen detaje dhe mikrostruktura që nuk dallohen dot me paisjet standarte në treg. Imazhet cefalometrike përtohen nëpërmjet rindërtimit, pa nevojën e krahut cefalometrik. Protokollet e ekzaminimit janë të bazuara në principin “ALARA”, që ka për qëllim reduktimin e dozes së përthithur nga pacienti duke zgjedhur FOV më të përshtatshme për zonën anatomike të interest. Përmasat e Voxel arrijnë deri në 100 – 150 μm për modalitetin HiRes.

Broshura Newtom VGi evo