C-Arm kirurgjikal nga Villa Sistemi Medicali

 

 Arcovis 3000 S

Arcovis 3000 S është një paisje e re kirurgjikale C-arm që ofron një balancë perfekte midis cilësisë së imazhit, lehtësisë në pozicionim dhe ergonomisë, për përdorim në mjediset kritike të sallave kirurgjikale.

Shpërndarja perfekte e peshës si dhe lëvizjet vertikale të motorizuara, e bëjnë Arcovis 3000 zgjidhjen ideale për imazhe real-time në kirurgji, ortopedi, angiografi, procedurat e ndërhyrjeve, kujdesi intensiv etj.

Sipërfaqet e lëmuara thjeshtësojnë pastrimin dhe dizinfektimin e paisjes, ndërkohë që koka e tubit, intensifkiuesi i imazhit dhe krahu mund te mbulohen duke vendosur veshje sterile.
Arcovis 3000 S, me anodën stacionare, pajiset me 9” I.I. dhe mund të zgjidhet edhe në versionin “kompakt” i pajisur me monitor LCD on-board i cili nuk ka nevojë për një karrel të jashtëm për monitorin, duke reduktuar numrin e paisjeve në një sallë kirurgjie.

 

 Arcovis 3000 R

Arcovis 3000 R, me anodën rrotulluese, mund të zgjidhet me 9″I.I. ose 12″I.I., duke krijuar një gamë të plotë produktesh për aplikime në urologji, kardiologji, ortopedi si dhe kirurgji të përgjithshme.

Arcovis 3000 R është i disponueshëm me gjenerator fuqie prej 5kW dhe 15kW, duke ofruar një gamë të gjërë produktesh në aspektin e kostos dhe performancës.